Home KRYESORE Vlore, u zhvillua edicioni i dytë “Vox Baroque”.

Vlore, u zhvillua edicioni i dytë “Vox Baroque”.

Tek “Torre Pia” në Vlorë (tek Petrolifera), në një mbrëmje plotë yje kushtuar muzikës klasike, u zhvillua edicioni i dytë “Vox Baroque”. Nën pjesëmarrjen e të ftuarve nga Tirana, Vlora e atyre matanë detit, miqve të muzikës dhe artit, do të flisja dy fjalë përshëndetëse ku ndër të tjera thashë:

“…kur aty nga fillimi i shekullit të 17, Claudio Monteverdi, do të kompozonte partiturat e para të muzikës baroke, në Shqipëri, interpretohej muzika tallava turke e që do të vazhdonte edhe kur në gjermaninë e largët, baroku do të arrinte kulmin e tij me Johann Sebastian von Bach apo George Friedrich Händell.

Vlora sot, ka fatin t’a përjetoj këtë periudhe të papërsëritshme muzikore këtu, pranë valëve të detit, falë organizatorit të kësaj mbrëmjeje, Jusuf Beshiri, për të cilin, mendoj se, nuk do t’i shkonte asnjë emër tjetër sado modern i sotëm, në krahasim me emrin Jusuf, si një “pardon” i ardhur nga koha kur baroku kompozohej…”

Share: