Home KRYESORE Zagani: Si e njoh unë dëshmitaren e mbrojtur që fundosi Tahirin

Zagani: Si e njoh unë dëshmitaren e mbrojtur që fundosi Tahirin

Ish-oficeri i policisë që ndodhet në azil politik, Dritan Zagani ka folur në lidhje me dëshmitaren e mbrojtur të drejtësisë, oficeren, për të cilën thuhet se ka dëshmuar kundër Saimir Tahirit në Prokurori.

Zagani është shprehur se e njeh oficeren e policisë B.A. si një grua të arsimuar dhe shumë të mirë. “Deri në momentin e arrestimit tim e kam pas njohur për një grua të arsimuar dhe shumë të mirë , nënë të tre fëmijëve. Nuk e kam menduar deri në atë pikë sa të jetë vegël e grupit kriminal “Habilaj”. Ka punuar si oficere në Krimin Ekonomik”, u shpreh Zagani për Fax News.

Oficerja e policisë me dëshmitë e saj mendohet se ka fundosur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të dhënat mbi dëshmitaren e mbrojtur iu paraqiten Këshillit të Mandateve nga prokurorët e çështjes “Tahiri”. Emri i saj doli në media me gjasë nga ndonjë deputet i PS edhe pse publikisht të gjithë e mohojnë këtë fakt. Për daljen në mediat të emrit të bashkëpunëtores së drejtësisë ka reaguar edhe Basha i cili e dënoi aktin e rëndë të deputeteve socialistë pasi dëshmitares tashmë mund ti rrezikohet jeta e saj dhe e familjes pasi ka dhënë informacione për Habilajt dhe lidhjen e tyre me Tahirin.

Gjithmonë referuar atyre që shkruhen në media, oficerja e policisë ka qenë e lidhur me Moisi Habilajn dhe ka ditur shumë mirë si ka funksionuar grupi, por me arrestimin e tyre ajo ka vendosur të flasë dhe të bashkëpunojë me organin e akuzës. /Opinion.al

 

Share: