Home KRYESORE Zbulohen porositë që u dha sot Taulant Balla deputetëve per rastin Saimir...

Zbulohen porositë që u dha sot Taulant Balla deputetëve per rastin Saimir Tahiri

Sa më shumë përgjime zbardhen në media nga Moisi Habilaj, aq më shumë forcohen lidhjet e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës dhe aq më shumë dobësohen marrëdhëniet me deputetët e PS, duke i dhënë Tahirit çdo ditë e më shumë pamjen e deles së zezë të Partisë.

Pikërisht për “delen e zezë”, Taulant Balla mblodhi sot deputetët e PS në një mbledhje duke i porositur të reagojnë ftohtë ndaj provokimeve të opozitës për rastin e Tahirit. “Ju jeni juristë, ndaj përgjigjet duhet të jenë të matura” mësohet t’i ketë thënë Taulant Balla deputetëve, të cilët i këshilloi të reagojnë me besimin se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa asnjë ndikim për zbardhjen e të dhënave dhe dyshimeve.

Saimir Tahiri e ka ndjerë edhe vetë si po shndërrohej dita-ditës në “delen e zezë” të familjes së tij politike. Në konferencën për shtyp, ai tha se ishte i vetëm përballë drejtësisë dhe se nuk priste ta mbronte askush, as partia, as deputetët dhe as vetë kryeministri./lapsi.al

Share: