Kastriot Ismailaj, biznesmeni i akuzuar se i shkaktoi 4 milion euro dëm CEZ-it, ka vendosur të kërkojë pafajësi në Apel.
Mësohet se pala mbrojtëse e Ismailajt ka depozituar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ankimim ndaj vendimit të gjykatës penale të Tiranës më 8 nëntor, që e dënoi biznesmenin me 11 vite burg për rastin “CEZ-DIA”.
Kjo lëvizje ishte paralajmëruar më herët nga avokatët e biznesmenit. Ismailaj u mor i pandehur më 23 dhjetor 2015. U zhvilluan 45 seanca derisa ai u dënua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Organi i akuzës kishte kërkuar 15 vjet burg për Ismailajn.