Lefter Sota, babai i Orest Sotës, të cilit iu gjendën një shumë e madhe parash në makinë, mbi 800 mijë euro, ka reaguar për të shpjeguar situatën.
Përmes një reagimi në “Tema”, Sota thotë se kjo shumë parash në cash do të përdorej si garanci, për një marrëveshje tregtare me Kurum.
Reagimi i plotë i biznesmenit Sota
Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim orest sota se: Ne daten 1 nentor 2017 kam derguar djalin tim Orest Sota, te coje prane kompanise Kurum Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur nderrimi.
Ashtu sic kam deklaruar edhe prane oficerit te policies, bazuar ne normat tregtare per mbajtjen e kontrates, kjo shume do te sherbente si garanci e kthyeshme, mbasi te ishte kryer pagesa e plote me banke.
Njoftoj se kjo sasi valute buron nga te ardhurat e mia personale e kursimet ne vite. Une kam filluar aktivitetin tregtar ne vitin 1992!
Objekti tregetar i shoqerise eshte tregtimi i materialeve te ndertimit, hekurit te nderrimit, perpunimi i tij, si dhe perpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra. Kerkoj ndjese publikut dhe Policise së Shtetit per mosrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor, nga Oresti.
Deklaroj nen pergjesi penale dhe publike, se shuma e valutes eshte e imja, duke provuar perpara organit te akuzes. Falenderoj Policin e Shtetit dhe organin e akuzes per profesionalizmin e treguar.
Respektoj gjithe spektrin politik dhe medjat per opinionet e tyre.
Lutem te respektoni shqetesimin tone dhe te leme drejtesinë te na gjykoje
Me respekt Lefter Sota