Lideri demokrat Lulzim Basha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë deklaroi nga selia e PD, se afera e dytë e madhe e Ramës pas kanabisit janë incineratorët e mbetjeve.
Po ndërtohen tre të tillë në Tiranë, Elbasan dhe Fier me paratë e taksapaguasve shqiptarë, tha ai. Sipas Bashës do të jepen 400 mln euro për 10 vite për ndërtimin e tyre.
Pas emrit të fituesit të koncesionarit fshihen Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Ata janë pronarët e vertete, deklaroi Basha.
Me pare per kete ceshtje sensibilizoi opinion publik dhe poltike edhe kryetari i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili.
Deklarata e plotë e Bashës
Paralelisht me hashashin Edi Rama ka ecur me projektin për mbushjen e Shqipërisë me mbetje. Edhe pse ligji është ndaluar për shkak të bashkimit të qytetarëve dhe opozitës, Edi Rama po lejon ndërtimin e incineratorëve me paratë e buxhetit të shteti.
Bëhet fjalë për 3 të tillë në Fier, Tiranë, Elbasan. Mediat kanë zbuluar se ato kontrollohen nga njëjti person që shërben për të mbuluar pronarin e tyre të vertetë, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.
Janë dhënë 4.8 mln ende pa filluar punë për inceratorin e Fierit.
Në total bëhet fjalë për 400 mln euro për 10 vite për ndërtimin e tyre. Ja çfarë bëjnë:
Marrin privatin për të ndërtuar inceratorë. Bëjnë partneritetin edhe pse privati nuk merr asnjë rrisk përsipër.
Të gjitha koncesionet po i jepen një kompanie të vetme. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë të nisin hetimet. Po grabisin fondet e shqiptarëve. Aferë me përmasa kriminale.