Home KRYESORE Bernd Fischer: Qeveria greke është përpjekur ta mbajë poshtë qilimit çështjen çame

Bernd Fischer: Qeveria greke është përpjekur ta mbajë poshtë qilimit çështjen çame

Të premten në mbrëmje në orën 20:35 në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në Televizionin Shqiptar është i ftuar historiani Bernd Fischer.

Duke komentuar çështjen çame, në një fragment të bërë publik Fischer thotë: “Qeveria greke është përpjekur ta mbajë Çamërinë poshtë qilimit dhe mendoj se këtu kemi të bëjmë me një padrejtësi.”

Në këtë bisedë ai do të flasë për marrëdhënien e veçantë që ka ai me shqiptarët.

Kam lidhje të forta me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe u them atyre që më pyesin se vendi është i mrekullueshëm. Ka potenciale të mëdha dhe njerëzit janë fantastikë”, rrëfen ai.

Komunizmi

Kam parë regjimet komuniste në Rumani dhe Bullgari, regjime shtypëse, por të pakrahasueshme me Shqipërinë.

Sali Berisha

Mendoj se i duhen dhënë kredite për shumë zhvillime pozitive që kanë ndodhur, por sërish ai u përball me sfida që nuk i tejkaloi.

Edi Rama

Më pëlqen theksi që vendos tek nevoja e shtetit të fortë ligjor. Vetting-u i gjyqtarëve është një çështje kritike, me të cilën Shqipëria ende nuk është marrë. Shqipëria është një shtet i dobët me institucione të dobëta, tek e fundit demokracia nuk ka nevojë për lider të fortë.

Share: