Gjatë dëgjesës publike në Dibër, kryeministri Edi Rama është ndeshur me një qytetar që e pyeti nëse ai i lexonte mesazhet që i dërgojnë apo jo?
“Mesazhet që ju dërgojmë juve i lexoni ju apo jo ?’, pyeti qytetari Ramën.
Ky i fundit i ka thënë se lexon vetëm komentet në Facebook kur është në makinë, por jo të gjitha mesazhet që i vijnë.
‘Mos u lodh me Facebook apo numër telefoni. Regjistrohu te Shqipëriaqëduam.al. Telefon ke, shkarko aplikacionin, e ke qeverinë në xhep’, i ka thënë Rama duke i prerë fjalën.