Nga Ylli Dylgjeri
Kryeministri Edi Rama në konferencën “Media në Ballkanin Perëndimor” u shpreh me nota të ashpra kritike për Median në Shqipëri.
“Në media gjenerohet pasuri e tejskajshme”, tha Kryeministri. Po kështu sipas tij, media e ka humbur fisnikërinë dhe janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun” Etj. etj.
Dakort. Po kush e zbardh dhe e disiplinon këtë situatë? Unë? Gazetari i kronikës? Shoqatat e Gazetarëve që su lexon njeri as vulën e as Deklaratat. Kush ka humbur fisnikërinë? Kemi humb fisin se kanë ikur në emigracion, por jo fisnikërinë!
Nuk mjaftojnë konstatimet dhe shfryrjet te Nderkombëtarët. Zoti Han e di që ky vend eshtë han . Por meqë vëndi sot po kalon në skanerin e drejtësisë. Meqë jemi në kohë, e kalojmë edhe Median në Vetting. E bëjmë Median objekt te Task Forcës “Forca e Ligjit”. E kalojmë te Makina e së Vertetës etj. E imagjinoni se si mund të dalin pronaret e sotëm të Medias pas këtij investigimi.
Dy dekada më parë pronarët e tyre që vinin nga fshati pinin ujë në gjurmë të mushkës. Sot janë me pishina në taracë. Për të mos folur për gazetarin Blendi Fevziu që edhe pusin ja kishte thare Partia në vilën e rrugës Qemal Stafa.
Nderkohë, sot feston me madhështi 20 vjetorin e Opinionit te Sheshi Nënë Tereza. E imagjinoni o njerëz se çmund ti bëjë Makines së Vërtetës fjala vjen gazetari Lorenc Vangjeli? E kështu me radhë…
Ja ku jemi. Na investigoni. Armata e gazetareve është në rresht. Presin rrogat.
Por, kujdes! JU DUHEN INFLUENCAT.