Home KRYESORE A e shiti LSI Manjanin? Ja si përgjigjet Kryemadhi

A e shiti LSI Manjanin? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasditen e sotme, i është rikthyer edhe njëherë shkarkimit të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani nga pozicioni i Ministrit.

E pyetur nga Syri.net, nëse LSI e shiti Manjanin, Kryemadhi deklaroi se ish-ministri i Drejtësisë nuk është shitur tek Edi Rama.

Kryemadhi: Jo ne nuk e shitëm. z. Manjani u shkarkua nga z. Rama. Unë nuk e kam pranuar personalisht. Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë. Kam votuar kundër shkarkimit. Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim. Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike. Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-së. Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër.

Share: