E vërteta e dates 28.11.1912 është e hidhur, dhe kjo duket ne revoltimin e çdo njeriu, qe s’e dine atë dhe qe s’jep argument veç ofendon dhe kercenon duke treguar injorancën qe u ka mbuluar!
Duke u munduar te mbyllni gojën dhe fjalen e lire, qe me gjak e fituam kundër turkut e kundër diktatorit qe shkatërroi historinë e lavdishme te katolikeve dhe myslimaneve shqiptare dhe, duke jua atribuuar lavdinë dhe meritat njerëzve te dyshimte ne historinë tone, por e vërteta do te dale se zben.
Zgjohuni se keni mësuar historinë e djallit, ate te Enver Hoxhes.
Ismail Qemalit s’ja heq kush faktin qe ishte pjese e asaj qe ndodhi me 28 nentor 1912. Por, ai erdhi si turist dhe ishte akoma deputet turk dhe s’kishte as flamurin me vete se s’ishte nis per ate pune…
Ndërsa shqiptaret qe kishin 500 vjet lufte kundër padronit te Ismail sulltanit, ata kishin bere gati terrenin dhe patriotet e vërtete, si Dom Nikoll Kacorri e shume klerikë katolike e ortodokse dhe hoxhallarë e bektashi patriote te vërtete, qe luftuan 500 vjet kundër turkut, nuk kursyen asgjë për Komb dhe Fe, duke u bere njësh me popullin qe luftonte e derdhte gjak nen udhëheqjen e trimave e kapedaneve te Mirditës e te Jugut qe luftonin ne Shqipëri.
Kurse ky Ismaili Qemali pinte çaj këmbëkryq ne Stamboll neper baret luksoze dhe haremet e turkut, shqiptaret vriteshin nga perandoria otomane, kur ky ishte deputet i perandorisë.
Jo rastësisht nuk ka dokumente ku ky Ismal Qemali proteston për Shqipërinë apo gjenocidet qe turqit bënin ne Shqiperi ndaj popullit te tij. Pra e gjeti gati terrenin dhe mendoni se me një shkop qe i ngeci ne dore, mund bëhesh, jesh babai kombit? Jooo kurrë! Ai është kontribuues po jo me shume.
Dhe me e rendesishmja, flamuri për Pavarësi duhej te ngrihej ne Kosove, por ai hezitoi dhe ju drejtua Vlorës, ose nga frika ose sepse ishte dakord me marrëveshjen turko – serbe. Ai la jashtë Kosovën duke ngritur flamurin ne Vlore.
Kjo ishte marrëveshja turko – serbe kundër kombit tone. Ai beri te pavarur 30 % te Shqipërisë dhe nuk solli pavarësi për gjithë trojet shqiptare .
PS: Opinioni i autorit jo domosdoshmërish përkon me qasjen e botuesve.