Home KRYESORE “Më futi me forcë në makinë dhe çoi në hotel”, policia sekuestron...

“Më futi me forcë në makinë dhe çoi në hotel”, policia sekuestron pamjet filmike të “përdhunuesit”

Një 13-vjeçare nga Kruja u nis për në shkollë mëngjesin e së premtes për të mos u kthyer më, ç’ka alarmoi familjen që e denoncoi të zhdukur.

Por sot policia e Durrësit tha se kishte arrestuar një 32-vjeçar, pas denoncimit të vajzës se ishte përdhunuar në një hotel në autostradë.

Në dëshminë e dhënë në polici, e mitura pretendonte se ishte marrë me forcë nga i riu dhe se ishte përdhunuar, raporton Bw.

“Ky djali më ndaloi në autrostradë, më mori në makinë, më çoi në një hotel dhe më përdhunoi”,- ka rrëfyer e mitura në polici.

Menjëherë pas denoncimit të saj, polica ka shkuar në një motel që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka sekuestruar pamjet filmike. Përmes kamerave, e mitura ka arritur të dallojë të riun Alfred Tereziu 32 vjeç, të cilin e ka etiketuar si përdhunues.

Blutë e Durrësit kanë bërë arrestimin e tij, por hetimet për ngjarjen vijojnë, pasi i riu ka një tjetër version për ngjarjen. Sakaq pritet që e mitura t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore nëse ka deflorim.

Njoftimi i policise

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin

• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal. /360grade.al

Share: