Sot raportohen radhë të gjata në dy pikat doganore të Shqipërisë me Greqinë, pikerisht ne Kakavijë dhe Kapshticë.
Sipas Opinion.al në të dy doganat lejohen të hyjnë në territorin grek vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Pra pengohen vetem të gjithë shtetasit me pasaportë shqiptare. Pala greke ka thënë se bëhet fjalë për një defekt në sistemin kompjuterik dhe mijëra qytetarë po presin për të kaluar kufirin që prej mbrëmjes së djeshme!
Gazetaret nga terreni raportojne qe nuk është e qartë se sa qendron prentendimi i grekëve për defekt teknik, kur të bllokuar në doganë janë vetëm shtetasit shqiptar.
Kjo ne fakt, mund te kete te beje me faktin qe pasaportat e kategorise greke dhe europiane nuk e kane domosdoshmerisht te nevojshem regjistrimin ne hyrje e dalje elektronike, por edhe ky justifikim nuk duket i mjaftueshem.
Mes tyre jo vetëm udhëtarë por edhe biznese që transportojnë mallra me kamionë.
Në media tashme po flitet edhe për një hakmarrje të grekëve për zhvillimet në Himarë, ku u prishen disa banesa për tu ndërtuar shëtitorja buzë detit dhe kjo ne mjaft raste ka ndodhur ne tejkalim te ligjit dhe standardeve.
Edhe nese eshte keshtu nuk do ishte cudi, por Tirana duhet te demostroje vendosmeri ndaj autoriteteve greke dhe te mos jete arbitrare ndaj minoriteteve.
Kjo sepse ajo nuk duhte te harroje qe ka ne vednin fqinj Greqi rreth 800.000 shtetas te saj qe punojne dhe jetojne atje prej vitesh e padyshim ndihmojne edhe shtepiat e tyre dhe Greqine te ciles nuk ja del dot Zot e vetme qeveria shqiptare.