Dashi
Nëse sot vërtet nuk jeni në gjndje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, atëherë është e kotë të sforcoheni. Një zgjidhje? Ndoshta është mirë të mos e vrisni mendjen edhe aq shumë.
Demi
Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.
Binjakët
Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.
Gaforrja
Edhe për ju dita e sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi pozitivë do të mbajnë lart humorin tuaj të luhatshëm.
Luani
Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi mund irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.
Virgjëresha
Me afrimin e Hënës në shenjë shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që shtë melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me satelitin tonë.
Peshorja
Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pas dite bëheni të papërmbajtshëm.
Akrepi
Merkuri dhe Afërdita në Orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.
Shigjetari
Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.
Bricjapi
Me pranverën në prag duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara.përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.
Ujori
Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse hënna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.
Peshqit
Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja immediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.