Home KRYESORE Horoskopi, 29 nentor 2017

Horoskopi, 29 nentor 2017

Dashi

Do të jetë sërish një ditë shumë intensive në shumë drejtime, ndërkohë që durimi juaj sot do të jetë në limit, prandaj ju këshillohet të tregoni sa më shumë maturi. Një mik mund t’ju ndihmojë.

Demi

Aftësia juaj për të kontrolluar situatat e vështira dhe qetësia karakteristike në momente deçizive janë armët tuaja më të mira. Pritet një ditë shumë interesante në planin sentimental.

Binjakët

Edhe pse jeni në një kuadër yjor disi të turbullt, është ylli juaj, Mërkuri ai që do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të realizuar ato që keni programuar. Pak më shumë besim te të tjerët.

Gaforrja

Me përqendrim maksimal e natyrisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë, si: Afërdita nuk është çudi që sot të arrini rezultate befasuese. Problemi juaj janë raportet me të tjerët, përfshi edhe ato me partnerin

Luani

Do të jeni shumë të kërkuar sot, por edhe shumë të ndjeshëm, aq sa mund të rrezikoni të prishni edhe një raport me dikë. Sa vështirë të ruani përqendrimin me një Hënë aspak pozitive!.

Virgjëresha

Sot mund të ndodheni para një situate aspak të këndshme, për më tepër do t’ju duhet të përballeni me një njeri të cilin e keni të afërt. Një zgjidhje interesante pritet në planin sentimental.

Peshorja

Parashikohet një ditë shumë impenjative në drejtim të aktivitetit tuaj, prandaj sot vështirë të keni mundësi për t’u marrë edhe me problemet tuaja personale. Afërdita sjell sinjale dashurie.

Akrepi

Edhe pse parashikohet një ditë përgjithësisht e qetë në planin profesional, është Afërdita ajo që duket se do t’jua ‘trazojë” botën shpirtërore. Vallë lind një dashuri re?.

Shigjetari

Ndoshta kuadri yjor i shenjës suaj nuk është aq pozitiv, por në përgjithësi duket se gjithçka do të ecë në rrjedhën normale e kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë. Mirë erosi.

Bricjapi

Me gjithë ndonjë moment turbullimi (ndoshta në pjesën e parë të ditës), në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë. Zhvillimet interesante duket se do të jenë gjatë mbrëmjes.

Ujori

Një mosrealizim nuk do të thotë dështim, por thjesht një tentativë e shkuar huq, prandaj mos hiqni dorë nga një iniciativë e filluar si aventurë, sepse suksesi mund të jetë pas derës.

Peshqit

Kalimi i Afërditës dhe Marsit pritet të jetë shumë pozitiv, sepse Ylli i dashurisë ju stimolon erosin, ndërsa “planeti i zjarrtë” ju jep energjitë e nevojshme. Kujdes me shpenzimet.

Share: