\Ish-bashkëshortja e Sylvester Stallone ka hedhur poshtë thashethemet se ylli ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, duke thënë se në atë periudhë ata kanë qënë gjatë gjithë kohës bashkë.
Por në një intervistë të dhënë për “TMZ”, Brigitte Nielsen, e cila ka qënë e martuar me aktorin nga viti 1985 deri në 1987, ka thënë se ky incident nuk mund të ketë ndodhur pasi në atë periudhë Çifti ka qënë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit.“
Gjatë verës 1986 ne ishim të sapomartuar. Unë nuk ndahesha për asnjë moment nga Sylvester ndërkohë që xhironte në Las Vegas. Historia pretendohet se ka ndodhur rreth orës 8:30 të mbrëmjes, ku person pretendon se ishte në suitën tonë. Ky incident nuk ka ndodhur.
Shumicën e kohës unë shikoja xhirimet e tij, më pas darkonim dhe shkonim në dhomë. Asnjë person tjetër nuk ka qënë me të përveç meje”./lapsi.al