Home KRYESORE Ish-zv.ministrja Elona Gjebrea flet për Habilajt…

Ish-zv.ministrja Elona Gjebrea flet për Habilajt…

Ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, tashme deputete e Partisë Socialiste ka thyer heshtjen për lidhjet e saj me çështjen “Tahiri-Habilaj”.

Në një sqarim në rrjetet sociale ajo u drejtohet votuesve të saj duke iu betuar se është e pastër dhe nuk ka kryer asgjë të paligjshme dhe të pamoralshme.

“Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithë jetës dhe karrierës time” – e nis ish-zv.ministrja statusin e saj.

“…në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale” – thotë Gjebrea.

“Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta. Sigurisht ne momentin e duhur këta baltosës e shpifës qe guxojnë te hedhin balte e shpifje mbi figurën time do te përballen sipas ligjit. Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese. Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media” – vazhdon deputetja Elona Gjebrea duke falenderuar miqtë që i kanë dërguar sms mbështetjeje duke i garantuar (edhe një herë) për pastërtinë e figurës së saj.

Share: