Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ja cilat jane shkeljet ligjore qe kreu IMT ne Himare!

Ja cilat jane shkeljet ligjore qe kreu IMT ne Himare!

Flet per Perqasje.com Gilda Lika, avokate e Shoqates per Mbrojtjen e Pronave, Shtepive, Historise dhe Kultures Himare

Ne analizen te paligjshmerise se veprimeve te IMT-se, eshte e rendesishme te merren ne konsiderate emrat e pronareve per te cilet eshte vijuar me prishjen e objekteve.

Nese keta pronare jane te perfshire ne listen e paditesve per te cilet Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore ka marre masen e sigurimit te padise, atehere veprimet e IMT Bashkia Himare jane absolutisht te paligjshme pasi eshte vepruar ne kundershtim me dispozitat urdheruese te nje vendimi gjyqesor. Per kete arsye, inspektoret e IMT-se mbajne pergjegjesi penale per veprimet e kryera.

Kujtojme se Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore me Vendimin Nr.156 akti date 25.10.2017 ka vendosur:

“Marrjen e mases se sigurimit te padise, duke urdheruar Inspektoriatin e Mbrojtjes se Territorit Bashkia Himare te mos kryeje asnje veprim mbi pronat ne pronesi te kerkuesve:

Thoma Neranxi,
Kostandin Kacelano,
Elena Neranxi,
Zaharia Kacelano,
Romeo Bollano,
Perikli Neranxi
Pano Dhimaleksi
Panajot Veizi
Perikli Zoto
Andrea Konomi
Kasiani Gjini
Anesti Dhimojani”

Nderkohe sipas informacioneve te banoreve, me 31 tetor ne darke, muri tek shtepia e Neranxajve eshte goditur nga IMT edhe pse ishte nen masen e sigurise se padise. Nje shkelje shume e rende kjo.

Nderkohe, nese pronaret te cileve u jane prishuar objektet ne pronesi nuk jane te perfshire ne vendimin gjyqesor te mases se sigurimit te padise, shkeljet e kryera mbeshteten ne te njejtat shkaqe per te cilat eshte kundershtuar gjyqesisht vendimi “Rikualifikimit Urban Spile, Himare”. Ky vendim eshte absolutisht i pavlefshem pasi eshte marre ne kundershtim me proceduren per miratimin e tij dhe ne tejkalim te kompetencave te Kryetarit te Bashkise Himare, prandaj cdo akt tjeter administrativ i dale ne zbatim te tij, sic jane Vendimi i Keshillit te Ministrave per shpronesim per interes publik apo njoftimi i IMT Bashkia Himare per lirimin e objekteve te shpronesuara, jane akte administrative absolutisht te pavlefshme. Kujtojme se rezulton ende ne gjykim ceshtja gjyqesore per pavlefshmerine e vendimit te Kryetarit te Bashkise rezulton ende ne gjykim, pra aktualisht gjykata nuk eshte shprehur me vendim te formes se prere mbi kete ceshtje.

Theksojme gjithashtu, se konstatohet mungesa e transparences ne veprimet e Bashkise Himare dhe mungesa e plote e korrespondence me qytetaret si ne miratimin e projektit “Rikualifikimit Urban Spile, Himare” por edhe ne proceduren e shpronesimit te miratuar ne baze te ketij projekti. Shpronesimi per interes publik rezulton te jete miratuar pa u kryer me pare mbledhja dhe shqyrtimi i plote i gjithe titujve te pronesise se banoreve te prekur nga ky akt. Keto sheklje jane vene ne dukje personalisht nga pronaret edhe ne takimin e mbajtur me Ministrat dhe Kryetarin e Bashkise, te cilet pohuan se ne tabelen perkatese te shpronesimit per interes publik kishte mangesi dhe pasaktesi te te dhenave. Prandaj, u konkludua se ishte e domosdoshme shqyrtimi i te gjithe titujve te pronesise qe dispononin pronaret perpara se te procedohej me tej me konkretizimin e projektit.

Ne konkluzion, konstatohet se nga ana e Bashkise Himare po kryhen shkelje te te drejtave kushtetuese te qytetareve shqiptare, qofshin keto pjese e pakices kombetare greke apo jo. Theksojme se Kushtetuta Shqiptare njeh te drejtat dhe lirite e pakicave kombetare ne barazi te plote perpara ligjit dhe se e drejta e prones, e gezimit dhe posedimit e qete te saj, eshte nje e drejte e garantuar per cdo individ.

Share: