Ato thjesht nuk e shikojnë më si “njeri të martuar”, por si mashkullin tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cili ka një grua të tmerrshme, ndoshta gruaja e tij nuk është aspak e tmerrshme thjesht femrat duan te mendojnë ashtu, sepse duan ta kenë për veten e tyre. Sidomos kur bëhet fjalë për një mashkull me karrierë dhe të suksesshëm mbi të gjitha.
Nëse i pyesni një mijë beqare nëse do të kishin marrëdhënie seksuale me një mashkull të martuar, rreth 999 prej tyre do të thonë “nuk ka shans!” Por, megjithatë, herët a vonë, shumë nga ato do ta bëjnë pikërisht atë gjë.
Është vështirë të arrihet deri tek të dhënat e besueshme statistikore, por konsensusi i hulumtuesve në lidhje me tradhtinë është që, në ndonjë moment të jetës së tyre, rreth pesëmbëdhjetë deri njëzet për qind e femrave të pamartuara do të kenë aferë me një mashkull të martuar.
Pse ekziston një ndryshim i madh në mes fjalëve dhe veprave? A dëshirojnë femrat e pamartuara të lënë përshtypjen e “vajzës së mirë” në publik, dhe “vajzës së keqe” në shtrat? Ndoshta. Por mendojmë që ka shpjegim edhe më të mirë.
Femrat e pamartuara vërtet mohojnë, në mendje, të kenë seks me meshkujt që janë në martesë. Por, kur njoftojnë një mashkull të caktuar të martuar, përnjëherë ndalen së menduari për të si për “njeri të martuar”, por e shohin si “mashkull tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cila ka një grua të tmerrshme.”
Shpesh ndodh rastësisht:
Kur femra njohin një mashkull të martuar me të cilin fillon të ndihet mirë, barrierat kanë tendencë për t’u zhdukur, shpesh pa u vënë re. Fillon me bisedat pa sherr për punë, dhe pastaj fillon zbulimi i gjërave për jetën personale, dhe kështu ndizen shkëndijat e flirtit. Vjen deri tek prekja e lehtë e duarve gjatë bisedës, pastaj ndalen për ndonjë pije pas punës, për të arritur deri tek rrëfimi që të dy janë frustruar me jetën e tyre seksuale. Dhe pastaj fillon edhe skena e parë aq shpesh nëpër filma, prekja e këmbëve nën tavolinë…
Askush nuk ka planifikuar asgjë, por ka ndodhur, shkruan kohajonë. Dhe në javët apo muajt në vazhdim, ose ndoshta edhe një vit apo më shumë, jeta jetohet në ekstreme: prej periudhave të eksitimit intensiv, deri tek periudhat (më të shumta) të vetmisë, ndjenjës së fajit dhe frustrimit.
Në një moment të caktuar afera mbaron, dhe kjo zakonisht përfundon keq, ndoshta shumë keq. Dhe rrallë përfundon me martesë. Vetëm rreth tre për qind e të martuarve martohen me partneren e vet nga afera e dashurisë, dhe martesat e tilla shpesh përfundojnë me ndarje (sepse thjesht të dy njerëzit nuk i besojnë njeri-tjetrit që do to jenë besnikë përsëri).
Parandalimi është kyç:
Nëse ndonjë femër vërtet dëshiron të shmangë aferën me ndonjë person të martuar, ajo duhet që me kujdes ta përcjellë ndërveprimin mes tyre. Flirti është argëtues, por shpejt mund të eskalojë nga loja e pafajshme deri tek marrëdhënia me ngarkesë seksuale.
Ja disa këshilla për të shmangur aferën me një mashkull të zënë:
– Rezistoni tundimit që t’i thoni se si trupi i tij duket mirë dhe që duhet të ushtrojë rregullisht (çka me siguri e bën për t’ju impresionuar juve).
– Kurrsesi mos e nxitni që të relaksohet në bisedë, që t’ju thotë se duhet të vishni bluza të ngushta më shpesh.
– Nëse ndonjëherë jeni në kafe apo drekë së bashku, fokusojeni bisedën në punë.
– Mos dilni të pini pas punës, madje edhe kur janë të pranishëm një mori njerëzish nga zyra. (Aferat duket që gjithmonë fillojnë në grup të madh rreth tavolinës, dhe në fund, tri orë më vonë vetëm ju të dy, ecni dorë për dore deri tek automobili).
Shumica e aferave në mes kolegëve ndodhin rastësisht, në kuptimin që asnjëra palë nuk vërsulet kah tjetra. Përparimi nga të qenit miq në të dashuruar zakonisht nënkupton qindra hapa të vegjël, disa nga ta janë aq të vegjël saqë thjesht nuk vihen re.
Por, nëse ktheheni një hap prapa dhe shikoni ku shkon marrëdhënia e juaj “kolegjiale-miqësore”, pamja është zakonisht mjaft e qartë. Sjella juaj e pavetëdijshme mund të çojë deri te katastrofa potenciale për të dy, dhe ndoshta dhe për njerëz të tjerë që as nuk i njihni./opinion.al