Home KRYESORE Krasta flet për Top Channel dhe raportet me Vjollca Hoxhën

Krasta flet për Top Channel dhe raportet me Vjollca Hoxhën

Adi Krasta realizoi një sezon të “E Diell”, në Top Channel, program që pati një mbështetje të fortë të kritikës e vlerësim publik, por kontrata është mbyllur pa përfunduar.

I ftuar sot në “Studio e Hapur” në News 24 ai pranoi të flasë sërish për largimin dhe thotë se e vetmja arsye e largimit të tij ishte mungesa e lirisë për të thënë dhe ftuar në emision ata që donte.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- sqaroi Krasta.

Krasta po ashtu foli edhe për raportet me presidenten e televizionit Vjollca Hoxhen.

“Nuk do çuditesha po të kthehesha në Top Channel, kam një dashamirësi për zonjat Hoxha. Po bashkëpunoj shumë me profesorin Pali Kuke. Nuk e bën keq Alketa kur falënderon verën. Jam shumë i lumtur që duam të bëjmë një festival të 56-të. Unë u them disa gjera ‘krastiane’, dua të bëj San Remon ‘’- shprehet Krasta. Ai ka thënë se shumë emra si Sandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda.

Share: