Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Lapsi.al: Dosja me emra që solli ministri italian, tronditet qeveria!

Lapsi.al: Dosja me emra që solli ministri italian, tronditet qeveria!

Marko Miniti solli në Tiranë një dosje të detajuar, me të dhëna konkrete për kokat e trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Fatmir Xhafaj preferoi ta presë i vetëm në zyrë homologun italian. Informacioni u mbajt i fshehtë për Haki Çakon.

Mosbesimi për Policinë e Shtetit nuk është risi. Ra në sy edhe në aksionin e Babicës, kur u godit magazina e kanabisit të Habilajve. Përgjimet iu dërguan ekskluzivisht Prokurorisë.

Mbetet për t’u parë si do të reagojë qeveria shqiptare pasi u njoh me materialet që solli Marko Miniti në Tiranë.

Dilema për t’i goditur apo jo kokat e trafikut të drogës, që mbushën Italinë me kanabis u vu re edhe në fjalimin e Fatmir Xhafajt sot. Ministri ynë i Brendshëm i tha italianëve se fajin për trafikun e miliona eurove drogë, e kishin fermerët e gënjyer dhe policët që heshtën.

Vetë Edi Rama nuk preferoi të njihet me materialet që solli Marko Miniti në Tiranë. Kryeministri fluturoi në Marok, për “në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore”.


Por mungesa e Ramës ka qenë e parashikuar. Lulzim Basha u ftua në rezidencën e ambasadorit italian në Tiranë. Një kopje e dosjes ishte përgatitur edhe për kreun e Partisë Demokratike.
Loja është e qartë; Nëse qeveria nuk vepron, në media priten të dalin të tjera përgjime dhe prova që implikojnë njerëz të rëndësishëm pranë Ramës.


Pikërisht për këto foli edhe Marko Miniti para policëve shqiptarë kur i tha se “në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm”.© Lapsi.al

Share: