Home KRYESORE Lefter Sota i shkruan prokurorisë dhe ja si kërkon te shpëtoje te...

Lefter Sota i shkruan prokurorisë dhe ja si kërkon te shpëtoje te birin.

Raportohet se biznesmeni Lefter Sota përmes një memo-je dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda shprehet se paratë e sekuestruara janë të tijat.

Memoja është dërguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për burimin e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e të birit, Orest Sota.

Kujtojme se bashkë me shumën e parave në automjet u gjetën edhe dy leje lundrimi të Saimir Tahirit, që Orest Sota thotë se mund t’i ketë harruar shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.

Biznesmeni i njohur Lefter Sota shprehet në memo se disponon pasuri, kontrata sipërmarrje, llogari bankare dhe numrat e faturat e shit blerjes.

Share: