Home KRYESORE LSI del kundër pr/buxhetit 2018, kërkon buxhet më të madh për bujqësinë

LSI del kundër pr/buxhetit 2018, kërkon buxhet më të madh për bujqësinë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar një buxhet më të madh për sektorin e bujqësisë. Gjatë një takimi me ekspertët, LSI bëri të ditur se nuk mund të votohet një pr/buxhet i tillë, i cili përveç faktit se është në vlera të ulëta, është i përqëndruar në drejtime të gabuara.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u shpreh se sot prodhimet shqiptare nuk mund të konkurojnë me asnjë vend, për shkak se buxheti që është parashikuar për bujqësinë është shumë më i ulët sesa edhe ai i vendeve fqinje.

“Si mund të konkurojmë ne me Maqedoninë si vend fqinj, kur importet po na mbysin”, tha Kryemadhi, e cila theksoi se LSI do ti qëndrojë larg bujqësisë, pasi edhe përkrahjen më të madhe ne e kemi pasur nga kjo pjesë e ekonomisë shqiptare.

LSI propozon rritjen e buxhetit për bujqësinë me 2.4 %, ndërsa akuzoi shtetin se nuk ka parashikuar asnjë mbështetje për fermerët.

Në tryezë u evidentua se ky sektor kontribuon në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto me 2 miliardë euro dhe merr vetëm 0.8 %.

“Fondet për bujqësinë nuk janë vetëm për këtë fushë por edhe për zhvillimin rural, i cili ndodhet në një gjendje të mjerueshme”, tha Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë.

Sipas tij, deri tani Edi Rama aplikoi rilindjen e pedonaleve, ndriçimeve, fasadës, por mungoi rilindja reale, që do të përkonte me fshatin.

Share: