Ajo me të vërtetë mund të ketë një pasuri prej rreth 800 milionë dollarësh, por kjo mesa duket nuk do të thotë asgjë për Madonnën.
Ikona e muzikës është parë duke fluturuar me klasin ekonomik nga Londra për në Lisbonë. E veshur shumë thjeshtë dhe pa make up, udhëtarët e tjerë e kishin të vështirë t’ju besonin syve se po udhëtonin së bashku me të, aty ku bileta kushton vetëm 42 paund.
Madonna ndihej shumë rehat, e pashqetësuar nga dhjetëra sy që po e vëzhgonin, teksa kishte zënë vendin e saj pranë dritares, këmbë mbi këmbë, shumë e përqëndruar në celularin e saj.
Jeta e 59-vjeçares është e ndarë tashmë mes tre shteve, SHBA-së, Anglisë ku ndodhet për studime djali i madh, Rocco Ritchie dhe Portugalisë, pasi djali i saj i adobtuar, David Banda, iu bashkua skuadrës së Benficës për të rinj.