Home KRYESORE Marshim i HWPL për paqen botërore në Kosta Mesa

Marshim i HWPL për paqen botërore në Kosta Mesa

Marshuesit u mblodhën të shtunën në Qendrën e Panairit në Kosta Mesa, si pjesë e përkujtimit të tretë vjetor të Deklaratës së Paqes Botërore te HWPL.

Vullnetarët në shëtitjen e tyre për paqe mblodhën nënshkrimet pjesëmarrësve te peticionit ne mbështetje te Deklaratës se Paqes dhe Ndalimit e Luftës, e cila propozon një iniciativë ndërkombëtare për të hartuar një dokument ligjërisht detyrues për të gjitha kombet që të miratojnë promovimin e një kulture paqeje me qëllim që të përfundojnë të gjitha luftërat.

Ai përfshin dispozita që synojnë “zgjidhjen e konflikteve, zvogëlimin e potencialit të luftës dhe ripërdorimin e armëve për të përfituar njerëzimi dhe kombet”.

Sipas Kulturës Qiellore, Paqes Botërore, Rivendosjes së Dritës ose HWPL, një organizatë me qendër në Seul të Koresë së Jugut, organizime te ngjashme Paqeje janë realizuar në 52 vende.

Po sipas HWPL, peticioni ka arritur më shumë se 500,000 nënshkrime nga 154 vende që nga 25 maj. Numri pritet të arrijë në 2 milionë deri në fund të vitit, tha grupi organizator./latimes.com/

Share: