Home KRYESORE Mbrojtja konfirmon skandalin e arratisjes në Londër të 4 komandove. Bën kallëzim...

Mbrojtja konfirmon skandalin e arratisjes në Londër të 4 komandove. Bën kallëzim në Prokurori

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin e publikuar më parë se katër ushtarë komando janë arratisur në Britaninë e Madhe teksa ata ishin në Londër për një trajnim. Ndaj tyre është depozituar kallëzim në Prokurori, ndërsa nuk bëhen ende me dije emrat e tyre.

Komandot ishin në Londër për një trajnim, i cili përfundonte në fund të muajit Tetor. Por ata nuk u kthyen më në Shqipëri për të vijuar shërbimin.

Ky rast e fut Shqipërinë në një skandal si vend anëtar i NATO-s, pasi vende që janë pjesë e kësaj organizate do të hezitojnë këtej e tutje të marrin ushtarë shqiptarë për trajnim. Nuk dihet se ku ndodhen 4 komandot shqiptarë, por mësohet se në kërkim të tyre janë vënë edhe autoritetet britanike.©LAPSI.al

Share: