Home KRYESORE Mediat serbe: Përgjigjja e bukuroshes serbe ua mbylli gojën shqiptarëve

Mediat serbe: Përgjigjja e bukuroshes serbe ua mbylli gojën shqiptarëve

Mediat serbe i kanë bërë jehonë ndeshjes së mbrëmshme mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, gjatë të cilës serbët lëshuan kore raciste ndaj shqiptarëve.

Në sfidën e kthimit në Beograd me Skënderbeun, tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA.

Duke iu referuar konferencës për shtyp, “Kurir” thekson faktin se gazetarët shqiptarë pyetën nëse prisnin që të dënoheshin nga UEFA për sjelltet e tifozëve, duke shtuar se ishte zëdhënësja seksi i e skuadrës që ua “mbylli gojën” atyre.

“Gazetarët shqiptarë pyetën nëse prisnin dënim nga UEFA për thirrjet raciste, pyetje të cilës nuk iu përgjigj trajneri por zëdhënësja që i bëri të heshtnin”, shkruan Kurir.

Ajo reagoi ndaj gazetarit duke thënë: “UEFA-n e kemi njohur me rregullat. Gjithashtu ia kemi treguar banerin që ishte shpalosur në stadium. Fjalët e ndaluara ishte fjala “shqiptare”, kurse “Kosovo is Serbia” nuk ishte e ndaluar”, tha ajo kur u pyet nga një gazetar shqiptar nëse presin tani dënim nga UEFA./opinion.al

Share: