Ka gjithnjë debate kur flitet për shoferet femra dhe meshkuj se cilët janë më të zotë në timon.
Jo rrallë herë femrave në timon ju ka ndodhur të ofendohen nga meshkujt si të paafta, por ama besojeni, apo jo e para që ka drejtuar një automjet në historinë e njerëzimit ka qenë një femër.
Bertha Ringer është shoferja e parë, ndërsa burri i saj ishte Carl Benz, shpikësi i makinës së parë, Patent Motorwagen, në 1886.
Në 5 gusht 1888 Bertha mori me vete 2 nga fëmijëet e saj dhe shkoi të takonte nënën. Po flasim për udhëtimin më aventuresk për epokën: 194 km, pa rrugë të asfaltuara dhe pa stacione karburanti.
Gjatë udhëtimit, Bertha duhet të bënte dhe “mekanikun”, duke pastruar karburatorin, duke kontrolluar frenat, por kjo sakrificë i’a vlejti pasi bindi Benzin dhe opinionin publik që makina kishte një të ardhme.
Sot udhëtimi i Bertha Benz, është pjesë e trashëgimisë industriale të njerëzimit./b.m. / dita