Nën drejtimin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është zhvilluar edicioni i sivjetmë i ‘MTV Europe Music Awards’ në Wembley të Londrës.
Ishte kjo mbrëmje e madhe për këngëtarët shqiptarë, duke qenë se triumfuan në dy kategori.
Dua Lipa u shpall artistja e re me mirë duke mposhtur konkurrentë të fortë, ndërkohë që Ermal Meta triumfoi për veprën më të mirë italiane.
Vet Rita nuk arriti të fitonte në garën për dukjen më të mirë, e as Shkëlzen Kastrati – XEN nuk fitoi për veprën më të mirë zvicerane.
Telegrafi sjell më poshtë disa prej fituesve kryesorë në MTV EMA:
Kënga më e mirë
Clean Bandit, “Rockabye” Feat. Sean Paul & Anne-Marie
DJ Khaled, “Wild Thoughts” Feat. Rihanna, Bryson Tiller
Ed Sheeran, “Shape of You”
Luis Fonsi & Daddy Yankee – “Despacito” (Remix) Feat. Justin Bieber
Shawn Mendes, “There’s Nothing Holdin’ Me Back”