Home KRYESORE Neranxi: Sulmohem pasi jam armik i pushtetit dhe ne fakt lufta e...

Neranxi: Sulmohem pasi jam armik i pushtetit dhe ne fakt lufta e tyre, me bën nder mua.

Nga Nikollaq Neranxi, Nje sqarim i nevojshëm për miqtë!

Kam pare gjithë këto dite një histeri dhe sulm personal ndaj meje ne disa portale, për një foto ku unë kam qene i ftuar ne një konference qe organizojnë çdo vit himarjotet e Amerikës ne New York.

Ne podiumin ku isha ulur edhe unë, paska qene edhe flamuri i Vorio Epirit, lexova tek portalet! Sulmet vijnë se pari nga ato Media te cilat i sherbejne pushtetit dhe fakti qe me sulmojnë mua ne vete te pare edhe për gjera absurde, është i justifikuar.

Shoqata e Tregtareve ku unë jam kryetar, një shoqate shume modeste, hodhi poshtë ligjin e super gjobave ne Gjykate Kushtetuese, dhe një pjese te ligjit te taksave vendore, pra beri nul pagesen e taksave per dy muaj. janar-shkurt 2016.

Nese do kishim përkrahje nga shoqata te tjera apo edhe nga Dhoma e Tregtisë, e kapur nga pushteti, e cila u terhoq ne momentin e fundit, edhe ai ligj do hidhej poshtë i plote dhe sot nuk do kishte me mijëra biznese te falimentuara nga kjo barre e papërballueshme taksash.

Nga ana tjetër une kam qene nje nga njerezit qe kam denoncuar vazhdimisht grabitjen e pronave ne bregdet nga mafia ne pushtet, ne media dhe kudo, duke akuzuar ne vete te pare Edi Ramen.

Kam shkuar ne çdo ambasade ne Tirane duke i treguar fotot e Himares se vjetër dhe ju kam bere një pyetje: “Ne vendin tuaj, do ta kishit shkatërruar nje vend me histori te lavdishme dhe banesa shekullore apo do e kishit ruajtur?” Ne i ruajmë – me janë përgjigjur te gjithë. “ Ndërsa kryeministri jone do ti shkatërroje – iu thashë – prandaj duhet te na ndihmoni! “

Keto janë arsye te mjaftueshme qe unë te luftohem nga këto media pasi jam armik i pushtetit dhe ne fakt lufta e tyre, me bën nder mua. Disa portale te tjera, pa interesa te tilla, përdorin emrin tim ne tituj bombastike, me shpresën qe unë ti marr ne telefon për te blere heshtjen e tyre.

Jam çuditur kur me kane treguar se disa sipërmarrës (me siguri te shantazhueshem), e bejne këtë. Por, me mua e kane te kote. Une ndërtoj vetëm marrëdhënie korrekte biznesi me mediat. Vendos logot e mia tek Mediat qe mendoj qe janë serioze ose mund te ndihmoj ndonjë mik gazetar. Te tjerët le ti bien legenit se s’me behet vone fare!

Per tu kthyer tek takimi i Amerikës, unë isha si i ftuar atje, jo organizator. Tema ishte ekonomike, jo politike. Po flisnim si te organizoheshim me mire për te mbrojtur pronat tona nga grabitja e mafiozeve.

Une nuk e kam idenë se cfare përfaqësojnë ata flamurë qe kisha nga pas dhe nuk kam pse ta di. Kur organizoj vete evente, festa, protesta, mitingje, di cfare flamurësh dhe parullash përdor dhe ju i keni pare vete.

Me qe këto media qe fola me lart, lidhin gjithmonë emrin tim me ndonjë flamur, ju kujtoj se unë jam një individ i lire, nuk jam i zgjedhur, apo pjese e ndonjë Partie apo organizate politike e megjithatë unë personalisht nuk kam bere kurrë ndonjë skene provokuese me flamuj apo simbole, nuk kam arsye pse ta bej.

Nese banoret e Himares zgjedhin te mbajnë simbole apo flamuj te ndryshëm, kjo nuk është puna ime, ata janë njerëz te lire. Une përgjigjem për veprimet e mia.

Persa i përket politikes, nëse shihni sot ne krahun e banoreve te Himares politikane, ata i kemi thirrur ne për te na ndihmuar, pra ata janë ne shërbim te banoreve, jo ne banoret ne shërbimin e tyre. Kemi mirëpritur çdo lloj force politike qe na premtonte mbështetje ne ceshtjen e pronave.

Une personalisht nuk kam ambicie për asnjë post politik, sapo te mbaroje problemi i pronave, do ti kthehem jetës time te përditshme.

Fale Zotit jam i përmbushur dhe i kënaqur me gjerat qe kam. Me kërkuan ndihme bashkëqytetaret e minj dhe unë kam qene gjithë këto kohe ne shërbim te tyre, sepse shtëpia ime nuk prishej nga plani urbanistik, por e ndjeja te jepja kontributin tim si një banor autokton, për Himaren tone dhe si njeri qe kam disa aksese me shume se një himarjot i thjeshte.

Natyrisht kam marre shume kosto nga kjo pune, por ska problem, unë jam njeri i detit, i përballoj furtunat. Rendësi ka qe jam i bindur se kam luftuar për kauza te drejta.

PS: Ky sqarim ishte per miqte e mij!  Te tjeret nuk me interesojne. Ju uroj cdo te mire! Nikollaq Neranxi

Share: