Home KRYESORE Ngacmoi seksualisht një gazetare, dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes

Ngacmoi seksualisht një gazetare, dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes

Politika britanike është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të seksit. Mbi 50 ministra, deputetë dhe nënsekretarë janë përfshirë në një listë të akuzar se kanë ngacmuar seksualisht vajza të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Të parit që i ka dalë emri është Ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon. Ai dha dorëheqjen mbrëmjen e së mërkurës pasi pranoi se sjellja e tij ndaj një gazetareje ka qenë e papërshtatshme. Ai kërkoi falje për një “incident” në vitin 2002 kur i kishte bërë “komplimente të tepruara” gazetares Julia Hartley-Brewer.

Në letrën e tij të dorëheqjes për kryeministren Theresa May, Fallon shkruan: “Një numër i madh lidhjesh janë përmendur ditët e fundit, mes të cilave edhe diçka nga e kaluara ime. Shumë nga këto lidhje mund të jenë false, por unë e pranoj se kisha lëshuar nga standardet e mia duke bërë që të mos ndihem në nivelin e forcave të armatosura që përfaqësoj”. Kryeministrja May e pranoi dorëheqjen e tij. ©LAPSI.al

Share: