Producenti i famshëm i Hollywood Havrey Weinstein është përfshirë në një skandal seksual. Aktore dhe modele të shumta kanë dëshmuar se ai kërkonte favore seksuale në shkëmbim të karrierës.
Së fundmi skandali i tij është thelluar edhe më tepër, ai akuzohet edhe për prostitucion. Në një akuzë të bërë në New York nga artistja angleze Kadian Noble, thuhet që shoqëria e producentit ka ‘lehtësuar me vetëdije’ udhëtimet jashtë shtetit të Weinstein, gjatë të cilave ai ‘rekrutonte artiste për takime seksuale me forcë në këmbim të një pune’.
Artistja britanike thotë edhe që ish numri një i Miramax e kishte detyruar të bënte veprime seksuale në një dhomë hoteli në festivalin e Cannes 2014.
Në denoncim thuhet që Ëeinstein kishte thirrur një producent të kompanisë së tij, duke i thënë artistes së duhet të ishte një vajzë e mirë me të dhe të bënte atë që ai dëshironte dhe nëse ajo do bënte ashtu siç thoshte ai, mund të punonin së bashku.