Home KRYESORE Pamje të rënda nga shpërthimi në Vlorë, 25 vjeçari i mbuluar në...

Pamje të rënda nga shpërthimi në Vlorë, 25 vjeçari i mbuluar në gjak kërkon ndihmë

Pamje të rënda janë publikuar nga atentati me tritol që iu bë një 25 vjeçari në Vlorë. Ines Hajrulla, djali i një pronari lokalesh në këtë qytet ka mbetur i gjymtuar nga shpërthimi i eksplozivit. Në pamjet e filmuara në minutat e para të ngjarjes, shihet i riu teksa kërkon ndihmë, i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me gjak sidomos në pjesën e këmbëve.

Burimet nga policia thanë se në fuoristradën “Jeep” me të cilën udhëtonte Hajrulla janë vendosur 300 gr tritol C4. Makina shpërtheu pranë degës së Sigurimeve Shoqërore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por siç shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa pjesët e makinës kanë fluturuar në largësi.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Eskpertët mendojnë paraprakisht se lënda shpërthyese i është vendosur automjetit në pjesën e përparme te tij.

Pas shpërthimit, automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë. Nuk ka asnjë të dhënë për autorët e dyshuar, por i plagosuri ka qenë person me precedentë penalë, thanë burimet policore. Ai është akuzuar për vjedhje dhe tentativë plagosje. Aktualisht gjendja shendetësore e tij paraqitet e rëndë. Burimet nga spitali i Vlorës thanë se 25 vjeçari Ines Hajrulla ka humbur të dyja këmbët./opinion.al

*Më poshtë pamjet e publikuara nga Abc News

Share: