Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paralajmëroi zhvillime të rëndësishme javët e ardhshme në vend. Sipas Vasilit, këto zhvillimet do t’a rrëzojnë Ramën nga pushteti.
“Javë më parë në Kuvend paralajmërova se cfarë do të ndodhte, sot ju them se do të ketë të tjera zhvillime të rëndësishme, cështje javësh, që këtë kryeministër të degraduar do ta rrëzojnë nga pushteti”- u shpreh Vasili në Konventën Kombëtare të LSI-së, por edhe me pare Vasili kish paralajmeruar ne InTv zhvillime drastike ne vend te ngjashme me ato te vitit 1997.