Home KRYESORE PD materiale të tjera që implikojnë struktura politike në lidhje me krimin?

PD materiale të tjera që implikojnë struktura politike në lidhje me krimin?

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, mbrëmjen e sotme, ka preferuar t’i “bishtojë” pyetjes, nëse opozita ka në dorë materiale që implikojnë struktura politike në lidhje me krimin e organizuar.

Strazimiri: A do kishte rëndësi nëse ne do kishim materiale të tjera?

Fevziu: Do kishte

Strazimiri: Nëse nuk të mjaftojnë këto, s’do mjaftonin as të tjerat. Kështu që mos shiko si i habitur

Më tej, deputeti i PD-së, theksoi se zgjedhja e Fatmir Xhafës si i përzgjedhur i amerikanëve, duket krejt e pabesueshme.

Share: