Pas fjalimit të ashpër në parlament të deputetes, Reme Lala, e cila akuzoi kryebashkiakun Rama për një sërë skandalesh, tashmë ka qenë PDIU që nëpërmjet një postimi në rrjetin social, marrë shkas nga situata e fundit ka sqaruar opinion, ndërsa i kanë kthyer dhe përgjigje kryebashkikaut.
PDIU nuk i ka ndalur akuzat ndaj Ramës, ndërsa e kanë quajtur një palaço kryetar. Ata i kanë kërkuar falje elektoratit që mbështetën ne zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Dibër, Muharrem Ramën.
POSTIMI I PLOTË
Pershendetje Dibran e Dibrane, anetar dhe simpatizan te PDIU dega Diber. Marr shkas nga situata politike e e krijuar ne Diber, ndjejme pergjegjesin per te sqaruar opinionin dibran dhe me gjere per disa gjera:
1-Eshte fakt i pa mohueshem qe i ashtuquajturi Kryetar Bashkie Muharrem Qamil Rama, u zgjodh Kryetar bashkie me votot e mbeshtetesve te PDIU-se qe ishin me shume se votat e partis qe ai perfaqesonte. Ku nga 18 000 vota qe mori ne zgjedhjet lokale, 10 000 ishin te PDIU pasi u vertetuan ne zgjedhjet qendrore ku denjesishte i perfaqeson Znj. Reme Lala. Ku doli fituese ne 11 Njesi Administrative perfshi Qytetin nga 15 Njesi.
2-Qe nga momenti qe ky Kirurgo/Kryetar mori detyren asnje moment te vetem te punes se tij nuk u angazhua ne permbushjen e angazhimeve dhe pergjegjesive qe premtuam per bashkeqytetaret e Dibres. Ne zyren e Kryetarit nuk u prit asnje qytetar, aq me teper zgjidhja e halleve te tyre. Ky palaqo kryetar u fsheh si mije birucave qoftesh duke iu shmangur si frikacak dhe burracak i pashembullt pergjegjesive politike dhe qytetare qe i rendojne mbi shpatulla.
3- Ne si grupim politik nuk na intereson prejardhja familjare e Kryetarit, as pasuria e tij e vene ne menyre evazive si farmacit, kazinot etj etj,me kete le te merret drejtesia,por papergjegjeshmeria e tij ne drejtimin e Bashkis, duke shkelur marveshjen me qytetaret dhe marrveshjen politike me PDIU-ne ku ne zgjedhjet lokale morem pergjegjesi te perbashketa.
4- Fjalimi i deputetes tone ne parlamen erdhi pas takimit me qytetaret ku u evidentuan problematika te shumta ne drejtim te Bashkise, dhe Kryetari i Bashkise ne pergjigjejen e tij me zemren dhe mendjen e vogel, shprehu mediokritetin dhe banalitetin qe e karakterizon dhe asgje ne lidhje problematikat konkrete qe iu adresuan.
Ne keto kushte iu kerkojme falje publikishte te gjith mbeshtetesve tone qe mbeshteten ne zgjedhjen e Kryetarit te Bashkis Diber Muharrem Qamil Ramen. Dhe te jeni te sigurt qe do te mbrojme interesin publik ne cdo veprimtari politike te PDIU dega Diber.