Pala shqiptare është nisur në këto bisedime me një dokumentacion voluminoz nga arikivi i Ministrisë së Jashtme dhe Arkivi i Shtetit. Po në këtë mënyrë ka vepruar edhe pala greke. Nuk dihet se cilat do të jenë rezultatet konkrete të këtyre bisedimeve, të cilat shënojnë një moment të veçantë mes dy vendeve, po të kemi parasysh tonet e ashpra mes Athinës dhe Tiranës për çështjen e prishjeve të disa objekteve në Himarë. Në jo pak raste pala greke ka kërcënuar Shqipërinë se integrimi në BE nuk do të jetë i lehtë për të.
Pjesë e delegacionit shqiptar përveç ministrit Bushati është edhe Qirjako Qirko, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, zv. ministre e Jashtme, si dhe Glevin Dervishi dhe Edlira Prendi, këshilltarë të ministrit Bushati.