Home KRYESORE Përmbytja e autostradës/ Premçi: Nuk kemi kapacitetet e duhura

Përmbytja e autostradës/ Premçi: Nuk kemi kapacitetet e duhura

Reshjet intensive të shiut kanë përmbytur të enjten pasdite autostradën Tiranë-Durrës. Burimet e para nga vendngjarja thanë për Opinion.al se situata është dramatike, ku dhjetra drejtues mjetesh i kanë braktisur ato, ndërsa presin ndihmë nga Emergjencat Civile.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i kontaktuar nga Opinion.al në lidhje me përmbytjet në disa rrugë dhe veçanërisht autostradës Tiranë-Durrës, tha se ne jemi njësi koordinimi dhe s’kemi kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.

Premçi tha se është përgjegjësi e kompanisë private të mirëmbajtjes. Pak minuta më parë, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat deklaroi se në autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi uji në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.

Policia tha se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin. Burimet nga vendngjarja thanë për opinion.al se drejtuesit kanë braktisur mjetet dhe pavarësisht se kanë një orë që po presin ndihmë, deri në në këto çaste askush nuk ka ardhur.

Share: