Home KRYESORE Po “ziejnë kazanët e rakisë” së (BUXHETIT) në një anë të “Ballkanit...

Po “ziejnë kazanët e rakisë” së (BUXHETIT) në një anë të “Ballkanit Perëndimor”

Nga Kasem Seferi

Dua ta nis këtë mendim personal me thënien popullore: “O Mete! Për vete!”

Kështu ka qenë, është dhe (mos qoftë) Buxheti i Shtetit!

Kam lexuar dhe vlerësuar ca e ca që duan të duken sikur dinë, por, veçanërisht, ca që, vërtetë, dine se se çfarë është Buxheti i Shtetit (më saktë, investimet publike) kur dhe ku i shërben komunitetit (zonës fshatare, ktahinës fshatare, rajonit fshatar, etj në kuptim të zhvillimit dhe rritjes ekonomike).

Lexova dhe vlerësova trajtimin e Profesor Arben Malaj në lidhje me Buxhetin e Shtetit (natyrisht, pa nënvlerësuar të tjerë, që ende nuk janë bërë publikë), për një arsye të vetme që po e përvijoj më poshtë:

  • A është një investim buxhetor (ose i maskuar si i tillë) në interes të një dhe/ose disa komuniteteve në Shqipërinë (e vogël dhe të varfër)?!
  • A ia vlen të bësh një investim kudoqoftë në Shqipëri, që i vlen vendit në të githë kuptimet?!
  • Më qartë (dhe me ironi për politikëbërësit): “A ia vlen të bësh një urë për një gazetar si “Mero Çani”, kur komunitete dhe tërësi administrative të Republikës së Shqipërisë e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë një rrugë jetësore për dërgimin e mallrave në tregun shqiptar (në kuptimin e tregut të brendshëm dhe të jashtëm – eksportit – kur vetëm bëhet propagandë dhe nuk ndërmerren veprime të dukshme)”?!
  • Dhe … shumë pyetje që ia nxjerrin bojën çfarë është bërë, çfarë po bëhet dhe (O ZOT! MOS U BËFTË MË!) me integrimin e tregut të Shqipërisë (jo Republikës së Shqipërisë, jo Republikës së Kosovës, jo pjesëve të republikave fqinje ku jetojnë JO PAK SHQIPTARË.

Në KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS (MËMË) TË SHQIPËRISË, ndër të tjera thuhet (DHE DUHET) të mbrohen interesat e shqiptarëve (BRENDA DHE JASHTE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË).

Pyetja ime ka qenë dhe mbetet e thjeshtë:

Jo vetëm Buxheti i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, por edhe buxhetet e vendeve fqinjë ku rrojnë dhe japin jetë shqiptarët (JO PËR IRONI POLITIKE POR PËR VËRTETËSI TË INTEGRIMIT NË BE) të pasqyrohen, pikërisht, këto zhvillime integruese.

Më shumë se kaq, mendoj se nuk ia vlen të shkruash.

PAK DHE SAK(TË)!

Nuk e di çfarë mendojnë “AKADEMIKËT“!

Kasem Seferi – ekonomist (më thonë)

Share: