Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, pritet t’i zërë vendin Leonard Demit, i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej vitit 2013.
Sipas Opiniona.l Ajazi është propozuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO dhe tashmë pritet që kreu i shtetit të firmosë propozimin e kryeministrit, përpara se Visho Ajazi Lika, ish-kryetar i SHISH-it, i dorëhequr nga kjo detyrë më 30 tetor, të marrë detyrën e re.
Ish-deputeti demokrat, Leonard Demi u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë ka dekretuar emërimin e tij. Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.