Home KRYESORE Rama: Hetim kush dekonspiroi kapjen e 3 ish-policëve të lidhur me Habilajt

Rama: Hetim kush dekonspiroi kapjen e 3 ish-policëve të lidhur me Habilajt

Kryeministri Edi Rama e anashkaloi përgjegjësinë e qeverisë së tij për implikimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës. Akuzave të opozitës se ishte ai dhe ministri i Brendshëm Xhafaj që dekonspiruan aksionin për kapjen e tyre, Rama thotë se do të kërkohet zyrtarisht hetim në organin e akuzës për këtë çështje.

“Nuk dua të bëj replika me opozitën. Ka dhe raste të tilla. Nuk ekziston asnjë polici shteti në asnjë shtet që të ketë të kapje 100% të të kërkuarve të nivelit të lartë, të ulët apo të këtij lloji. Nuk dua të bëj replika me opozitën. Ajo është në një proces të vetin dhe është dukshëm dhe prekshëm në drejtim të paditur.

Ministri i brendshëm do të materializojë nesër një kallëzim penal për të hetuar dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret përfshirë edhe vetveten. Ai do të vërë në dispozicion të gjithë gadishëmrinë e të gjithë palës që përfaqëson dhe policinë duke kërkuar që të vihen në gatshmëri të hetimit dhe të tjerët.

Ministri i Brendshëm do të kerkojë që të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për kët operacion. Në rastin konkret personat që kanë pasur dijeni janë të kufizuar dhe duhet të bëhet një hetim” – tha Rama në një intervistë për emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit. ©LAPSI.al

Share: