Home KRYESORE Rama: Jap dorëheqjen nëse Basha vërteton akuzat për incerenatorët

Rama: Jap dorëheqjen nëse Basha vërteton akuzat për incerenatorët

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se është i gatshë të japë dorëheqjen nëse Lulzim Basha vërteton akuzën se qeveria po përgatitet të paguajë 400 milionë euro për tre projekte inceneratorësh në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

“Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, coje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden”, tha Rama.

Share: