Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur një tjetër artikull të mediave të huaja kushtuar Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar artikullin e prestigjiozes britanike “Telegraph” në të cilin përshkruhet Shqipëria si një prej destinacioneve të ardhshme për pushimet bregdetare në Europë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të radhës për rilindjen spektakolare të turizmit në Shqipëri, në një ndër mediat më të më mëdha britanike, ju uroj një javë të mbarë,”- shkruan Rama dhe më poshtë publikon artikullin e plotë.
Por pas postimit të kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza.
Një qytetar i kujton kryeministrit reportazhin e mediave italiane për fëmijët e Bulqizës, ja si shkruan ai “Orti shalgjate me brekushe anadolli,shiko se po te largohen rinia cdo dite nga ai vend,dhe meqe ra fjala a i pe ata femijet e Bulqizes ne reportazhin italian duke mbledhe copa kromi per nje kafshate buke.”
Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Kryeminister kur do na i shfarosesh ato ndertesat buze detit, te pakten ne ato vende ku mund te nderhyhet. Ksamili me detin e mrekullueshem eshte shkaterruar me arrogancen e atyre qe bejne biznes te shemtuar…”
Gjithashtu një tjetër qytetar akuzon kryeministrin për gjendjen ekonomike, ndërsa shkruan, “ore z Rama, flet per arritje e rritje ek, po une qe ne tere qeverisjen tende i kam te ardhurat familjare zerooo leke, …cmund te me thuash, sa eshte rritja ekonomike per familjen . Cfar do qe te them per kete. Ma thuaj.”
Një tjetër qytetar shprehet se ky artikull nxjerr në pah gjendjen e rrugëve tona, dhe tregon pamundësinë për të bërë turizëm “Gjithsesi nje artikull qe permend Shqiperine, por nxjerr me teper ne pah mosmundesine per turizem internacional. Mungesa e infrastruktures se duhur, si aeroportet ashtu edhe hotelet me kapacitetet e duhura mungojne dhe ka nevoje per investime masive. Ka ndonje plan konkret per investime te huaja ne 4 vjecarin e ardhshem? A jane nenshkruar kontrata me firma te huaja?”- shkruan qytetari.
Qytetarët kanë kritikuar kryeministrin edhe në lidhje me çmimet e kripura të aeroportit të Rinasit, gjë e cila dëmton turizmin dhe jo vetëm. Gjithashtu akuza janë bërë edhe për mjedisin e ndotur.“O zotrote nuk ka turizem me nje aeroport me taksa te krypura e me rrug cop, cop e mbeturina neper crepet e lumejt te ndotur te pakten pastro mbeturinat ateher thuju turisteve hajde nuk jemi ne kohen e babaqemos kemi pare se sa te pastra jan vendet e huaja ne evrope shqip esht me e pista per sa I perket ndotjes kshu qe zt rama ne vend qe leket te shkojn ne xhepat e kryeyarve te bashkis te shkojn atje ku duhet e mblidh bythen e mbaj premtimet se prandaj te votuam”- shkruan një tjetër qytetar.
Një tjetër qytetar me ironi pyet kryeministrin sa është paguar ky gazetari për këtë artikullin “Telegrafi i anglise nuk qenka kazan se na paska bere nje reklame !!! Do isha kurioz vetem ta dija sa eshte paguar ai gazetari qe e ka bere ket shkrim …dhe doja te dija ky gazetaruc a i din sa vrasje jane beee ne plazh ket vit apo jo !!”
Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Sa bukur e ke then; Shqiperia si nje pjes e humbur nga mozaiku!! Dhe mbas 27 vjetesh pjes e humbur nga mozaiku dhe nga harta,Eshte normale te kesh politikan si ju: PS PD LSI. Merni shembull croacin o injoranta ,jeni mbetje toksike, kancerogjene”./ CityNews