Home KRYESORE Sali Berisha paralajmëron “tërmet” në Policinë e Shtetit

Sali Berisha paralajmëron “tërmet” në Policinë e Shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin e tij social ka bërë një thirrje të fortë për efektivët e policisë së shtetit.

Ja çfarë shkruan Berisha: Policia drejt protestave!

Familjari dixhital denoncon:

– Keqtrajtimin e policeve te thjeshte nga qeveria e Norieges.
– Mospagesen e tyre per oret dhe ditet e shumta qe bejne jashte orarit te punes dhe ne shkelje te hapur te kodit te punes
– Mbrojtjen dhe bashkepunimi me trafikantet te eproreve te tyre
I bej thirrje policeve te ndershem, te organizohen me guxim ne sindikata te tyre te verteta per te mbrojtur me te gjitha format demokratike te protestave te drejtat e tyre qe neperkemben nga narko-drejtoret dhe narko-ministrat e tyre! sb

“Pershendetje Dr.Berisha!

Deshiroj te shpreh shqetesimin e nje familjarit tim i cili punon ne Policine e Shtetit.

Konkretisht ne Drejtorin e Policise Elbasan.

Prej 1 muaj tashme, punonjesit e policise punojne me orare te tejzgjatura, sherbim 12 oraresh edhe me shume…

Sherbim ky i cili bie ne kundershtim me Kodin e Punes per arsye se punonjesit e policise nuk paguhen per oraret shtese… Kjo eshte Gadishmeri sa per te bere zhurme, a thua se patrulla e policise ne sherbim te stermunduar do kapi kriminelet e droges qe jane pjese e tyre..punonjes policie qe ne dore kane vetem nje gjobe fukarai,sepse shkelesit e vertete nuk guxohet ti prekesh ne ate qytet sepse mbrohen pa limit nga eproret e policise.

Vec kesaj prej vitesh punonjesit thirren dhe gjate kohes qe jane pushim per te sherbyer ne stadiume per mbarevajtjen e ndeshjeve futbollistike dhe per kete sherbim shtese serisht nuk paguhen. Per çdo kalese te kryeministrit apo personave te tjere zyrtare, thirren edhe pasi kane punuar gjithe nates per te siguruar “rruge te lira” per kalesa. Citoj edhe njeher se ne ate drejtori,ndryshe ndoshta nga shume drejtori te tjera,asnjehere nuk paguhen oraret shtese te punonjesve te policise por edhe ne 5 dite pune qe duhet te punojne ne jave,punojne 6 dite perhere. Zeri i tyre eshte i pamundur tja dale per te fituar te drejtat.

Lutemi qe ju ta ngreni zerin per ta! Respekte!

Lutem anonim!”

Share: