Home KRYESORE Shokon Manjani: Kanabizimi i vendit ishte 100% projekt politik

Shokon Manjani: Kanabizimi i vendit ishte 100% projekt politik

Ish-ministri i  Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, ka deklaruar se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik.

Manjani tha se mbjellja e kanabisit në vend, ishte projekt politik për dy arsye, për t’i mbyll gojën disa njerëzve që donin lekë xhepi për të mbajtur familjen dhe kjo është e dukshme, pasi Shqipëria nuk është si Tirana.

Sipas tij, u analizua mirë efekti i Lazaratit dhe kjo ka ndodhur në qeverinë e asaj kohe.

Ai tregoi se analiza kishte ngritur pyetjen se pse Lazarati voton 100%  PD-në, ndërsa edhe njerëzit tanë, nuk na votojnë, por ndahen.

Share: