Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, ku një shpërthim ka tronditur zonën e Kopshtit Botanik. Sipas burimeve të 360grade.al mësohet se një mjeti, tip Volkzvagen me targa:
“AA946 EF”, i është vendosur 200 gramë tritol, i cili ka shpërthyer rreth orës 10:00′. Sipas burimeve, policia ka arritur të identifikojë pronarin e mjetiti, i cili ka incialet N.R dhe është pronarë i një kompanie inertesh.
Kompania në fjalë është në rrugën dytësore në afërsi të kopshtit botanik, paralel me segmentin përkatës të unazës së madhe. Nga Shpërthimi makina është dëmtuar totalisht, ndërsa pjesët e makinës kanë fluturuar deri në 200 metra. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Pronari i mjetit është shoqëruar në polici, ku dhe po merret në pyetje për të kuptuar se cilat janë konfliktet apo problematikat që ka pronari, që mund të jenë bërë shkak për një atentat të tillë.
Një nga pistat e hetimit është edhe konkurenca, bëjnë me dije për 360grade.al burimet, të cilat e konsiderojnë sulmin si një paralajmërim për pronarin e firmës së inerteve/360grade.al