Home KRYESORE Më shumë se 230 persona u vranë në xhaminë Sinai ne Egjypt

Më shumë se 230 persona u vranë në xhaminë Sinai ne Egjypt

Të paktën 230 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me bomë dhe armë në një xhami në Egjipt. Ngjarja ndodhi në provincën Sinai, në qytetin Bir al-Abed në veri të vendit, kur besimtarët po kryenin lutjet e së premtes.

Policia lokale njoftoi se disa persona nga katër automjete hapën zjarr ndaj besimtarëve. 80 të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat vendase njoftuan se Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar incidentin. Nuk dihet ende se kush është përgjegjës për këtë sulm.

Egjipti po lufton me një kryengritje islamike, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.

Militantët xhihadisë kanë kryer sulme pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin islamik, Mohammed Morsi në korrik të vitit 2013.

Qindra policë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që atëherë, kryesisht në sulme të kryera nga grupi i Provincës Sinai, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (ISIS)./opinion.al

Share: