Miliarderi Elon Musk, drejtor ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX ka folur për herë të parë për jetën e tij personale, duke treguar se nuk është i lumtur. Në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, Musk u shpreh se ndihet mjaft i vetmuar.
Ai foli dhe për ish-partneren e tij Amber Heard për të cilën tha se e donte shumë. Ai u shoqërua me të rreth një viti më parë, por më pas u ndanë dhe tashmë thonë se janë miq të mirë. Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në këtë intervistë, është fakti se miliarderi shprehet se nuk është i lumtur. Ai ndihet mjaft i vetmuar dhe nuk di ç’të bëjë për të mposhtur këtë vetmi. Musk ka thënë për revistën Rolling Stone: Nëse nuk jam i dashuruar, nëse nuk jam me partner afatgjatë, nuk mund të jem i lumtur.
Unë nuk do të jem kurrë i lumtur nëse do jem vetëm, të flesh gjumë vetëm, të vret. E imagjinoni të zgjoheni vetëm, të lëvizni nëpër korridor e gjithë ambienti të jetë bosh, asnjë zhurmë, asnjë fjalë nga dikush, vetëm një jastëk në krevat?” Kjo është ndoshta një provë e pastër e asaj që: Mund të kesh të gjithë pasurinë e botës, por nuk të bën të lumtur nëse nuk ke njerëz pranë.
Vlerësoni njerëzit dhe jo paratë!