Home KRYESORE ‘Ti flet sikur flet me vjehrrën’, përplasen live në emision deputetët e...

‘Ti flet sikur flet me vjehrrën’, përplasen live në emision deputetët e PS dhe PD

Është shoqëruar me debate dhe tension dueli i së hënës në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24. Deputeti i PD, Ervin Salianji është përplasur me deputeten e PS, Klotilda Ferhati për kontratat e PD për lobing gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo u shpreh se PD ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit, por Salianji tha se çdo kontratë pagesë është në KQZ, ndërsa i kujtoi Klotilda Ferhatit kohën kur ajo ka qenë pjesë e PD para disa vitesh.

Debatet:

Salianji: Po gënjen në publik. 1, është ofertë e pa kërkuar, 2 nuk ka pasur studim

Ferhati: Nuk na intimidon dot me këto.

Salianji: Po mashtron pa pikë turpi. Nëse unë gënjej nuk dal më në publik. Por po gënjen. Ja ku i kam dokumentet. Bëhet fjalë për 4.8 milionë euro për kompaninë e incinerimit në Fier. Kërkoni falje. Jepeni pa tender, jepeni pa e kërkuar, por do të ndiqeni penalisht. Ju nuk skuqeni nga turpi.

Ferhati: Pse nuk shkoni në prokurori?

Salianji: Në Tiranë i kanë dhënë brenda ditës, Këta shpallin fitues po garë, dhe më 17 bëjnë VKM për ta paguar.

Ferhati: Unë jam juriste dhe flas me përgjegjshmëri, ti je mësuar të gënjesh, nuk të bën përshtypje. Pse jemi avokatë të kompanive private.

Salianji: Ti je në konflikt interesi sepse shkon tek këta dhe jep konsulencë ligjore. Dhe gënjen

Frehati: S’jam si ty që bën deklarata të tilla.

Salianji: Ti flet sikur flet me vjehrrën.

Ferhati: Ty të kanë sjellë me letra, ti nuk di per kontratën.

Salianji: Unë flas me dokumenta, ja ku i ke. 4.8 milionë.

Ferhati: Cfarë është publike, ato paratë nga Parajsa Fiskale pse i morët?

Ervin Salianji: Nuk ka asgjë pagesë të bërë nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë në KQZ. Çdo kontratë është e depozituar në KQZ. Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi dhe kjo është një situatë për të tërhequr vëmendjen. Di tju them se PD ka depozituar çdo pagesë në KQZ. Ju e bëni këtë për të mbrojtur Qazim Sejdinin, Orest Sotën, kontratat e Vilma Nushit. Më nxjerr kontratat për inicatorët? Me çfarë parash u blenë palmat që u thanë? Kryeministri udhëton me charter. Po kontratën me Tony Blair? Pse vjen këtu ish kryeministri britanik? Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha të gjitha kontratat e shpenzimeve.

Klotilda Ferhati: Kontrata ekziston. Ku erdhën këto para? Çfarë burimi kanë këto para që janë bërë për lobing?

Ervin Salianji: Çfarë i ke këto se ke qenë edhe në PD…

Klotilda Ferhati: Po kam qene në kohën e gjimnazit… Ju zgjodhët partinë e tapisë. Unë kam një karrierë të gjatë në politikë. Kam 17 vite në politikë dhe zbatimi i ligjit është parësore për mua.

Ervin Salianji: Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha kontratat. Çdo pagesë është në KQZ. Nëse ka diçka për shkelje ligji le t’i drejtohen Prokurorisë. Mos i bini në një vrimë fyellit…

Klotilda Ferhati: Ju shitët detin. Ne nuk ndikojmë për të shpëtuar nga Prokuroria siç bëtë ju me rrugën e Kombit.

Ervin Salianji: Kjo zonja që bën si juriste ka nënshkruar vendimin për të dalë Saimir Tahiri jashtë vendit dhe nuk e di fare./lapsi.al

Share: