Home KRYESORE ”Ti moj vajzë nuk je prokurore”, deputetja revoltohet me gazetarët

”Ti moj vajzë nuk je prokurore”, deputetja revoltohet me gazetarët

Ka qenë një ditë e vështirë kjo për deputeten socialiste Elona Gjebrea e cila ka shërbyer edhe si zv/ministre e Brendshme në kohën e Tahirit. Znj. Gjebrea do të merret në pyetje lidhur me hetimet për çështjen Tahiri-Habilaj.

Pikërisht publikimi i këtij lajmi ka bërë që të ketë një përballje të ashpër sot me Flamur Nokën në Komisionin e Sigurisë, sakaq edhe me gazetarët në përfundim të mbledhjes tek Kryesia e Kuvendit.

E pyetur nëse ka udhëtuar me makinën e Habilajve siç rezulton në fashikujt e prokurorisë, ajo i është kthyer gazetares: -Ti moj vajze nuk je prokurore!

Më tej, Elona Gjebrea u shpreh: -Jepini fund kazanit, do shkoj ne prokurori nëse më thërrasin, jam fare e qetë deri tani s’më kanë thirrur.

Nga mbledhja në komision veçojmë debatin me Nokën.

Flamur Noka: – Ky është buxheti i Habilajve, i krimit. Kanë dalë emra konkret. Apo jo, zonja ish-zv.ministre e Brendshme?!

Elona Gjebrea: Çfarë do të thuash me këtë ti?! Nuk më intimidon dot mua me këto…./opinion.al

Share: